Një ngjarje e rëndë është zbuluar në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skënderbe, në bashkinë e Prrenjasit, ku një mësues akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve.
Mësuesi Fatmir Hoxha është ndaluar nga policia në aeroportin e Rinasit, në momentin që po tentonte të largohej nga vendi.
Ngjarja u denoncua fillimisht nga drejtori i shkollës, pas një sinjalizimi nga një koleg tjetër, i cili kishte parë mësuesin duke kryer veprime të papërshtatshme me fëmijët, si nëpërmjet fjalëve ashtu edhe me prekje.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se mësuesi i ngacmonte vajzat e mitura duke i puthur dhe prekur në vende intime. Më pas ai i kërcënonte për të mos treguar duke pretenduar se askush s’do i besonte pasi ai ishte i martuar.
Edhe prindërit e vajzave nuk i kanë besuar. Ndërkohë, në dëshmitë e dhëna në polici, prindërit e fëmijëve kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që mësuesi pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.
Mesazhi i qytetarit:
“Ky esht nje lajm i vertet ...jemi munduar te bindim familjaret ta denoncojn kete moster dhe me ne fund moren masa...duhet ta dij e gjith shqipria se cfar mostrash eksistojn duke tmerruar fëmijët.
Po kishte koh ky mesuesi qe i ngacm9nte gocat duke larguar nxensit e tj...dhe linte vetem gocat duke i puth nga qafa e fuste duart...dhe ju thonte mos tregoni se po treguat sju beson njeri juve....se un jam e i martuar dhe ju piu e zeza po treguat ne shpi...kur tregojn ne shpi kto ...prindrit nuk donin te tregonin se jan me mentalitetin e vjeter...por gocat kishin frik te shkonin ne shkoll jan vetem 13..14 vjece dhe derisa e moren vesh me shum veta qe u be me e madhe. Ku me ne fund e denoncuan.