Aksident i rëndë në Tapizë, ndërron jetë një grua

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2025, 10:07

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në urën e Tapizës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, një këmbësore ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Edhe pse ndërhyrja e ambulancës ka qenë e menjëhershme, ndihma ka rezultuar e kotë, pasi e moshuara – identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur për shkak se nuk ka qenë e pajisur me dokumente identifikimi – ka ndërruar jetë në vend.

Dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga autoritetet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat e sakta dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit