Mbi 1.1 milionë euro është vlera e paraparë për furnzimim me ujë të pijshëm për institucionet qendrore dhe lokale.
Sipas këtij tenderi del se ansjë nga isntitucionet nuk e përdor ujin e ofruar nga ujësjellësit shtetërorë.
Në bazë të përshkrimit bëhet fajlë për ujë të gazuar dhe të pagazuar.
Agjencia Qendrore e Prokruimit është autoriteti kontraktues i tenderit “Furnizim me ujë të pijshëm” me vlerë të parashikuar 1,135,000.00 euro.
Kjo kontratë publike kornizë ka kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe është efektive prej datës në të cilën ajo hyn në fuqi.
Në bazë të dhënave në dosje të tendeirt me ujë të pijshëm do të furnizohen 117 institucione publike.
Duke përfshirë nivelin qendror të gjitha institucionet, spitalet rajonale si rdhe nivelet lokale – kuvendet komunale.
Po ashtu janë paraqitur edhe mostrata që duhet operatori ekonomik t’u ofrojë shishe plastike.