I moshuari i sëmurë dergjet në shtratin e urgjencës, asnjë mjek/infermiere s’i afrohet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2025, 09:23

Një qytetar ka raportuar një rast të rëndë në urgjencën e spitalit të Tiranës, ku një i moshuar që po dergjej në shtratin e urgjencës nuk mori asnjë lloj ndihme apo shërbimi.

Sipas denoncimit, asnjë infermier apo punonjës shëndetësor nuk i ka ofruar ndihmë të moshuarit, duke e lënë në mëshirë të fatit edhe pse me dhimbje të forta.

Pamjet filmike tregojnë qartë vuajtjen e tij, ndërkohë që te koka ka vetëm një infermier të ambulancës.

Qytetari që ka dërguar videon apelon për ndihmë dhe ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të moshuarin, që ndodhet në kushte të mjerueshme.

I tronditur nga neglizhenca e institucioneve përballë një rasti kaq të rëndë social e humanitar, qytetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga stafi spitalor pasi jo çdo rast zgjidhet me para në xhep e duar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit