Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në një lokal pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një konflikti mes dy personave brenda ambientit të “Zgarës 2”, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Fillimisht u raportua për një person të plagosur, por deri më tani, policia nuk ka konstatuar dëmtime fizike tek asnjë individ i përfshirë.
Njoftimi për ngjarjen ka ardhur nga një telefonatë në sallën operative, e cila vuri në lëvizje menjëherë shërbimet e Policisë së Tiranës. Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave.