“Na ndihmoni të gjejmë motrën! Nënën e kemi sëmurë!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.04.2025, 23:19

Një familje shqiptare ka bërë një apel publik prekës për të gjetur një të afërme të tyre që jeton në Itali, me të cilën kanë humbur kontaktet prej katër vitesh.

Në një mesazh të mbërritur në redaksi, motra e saj tregon gjendjen e rënduar emocionale dhe shëndetësore të nënës, e cila nuk pushon së kërkuari të bijën.

“Jam nga Shqipëria dhe nuk kam mundësi të shkoj në Itali. Kemi katër vite pa pasur asnjë kontakt me motrën tonë, Esmina Malani, e cila jeton në Bergamo. Ka një djalë dhe është rreth 40 vjeçe. Nëna jonë është shumë e sëmurë, spitali e ka nxjerrë jashtë dhe ajo e kërkon motrën çdo ditë. Nuk dimë nga t’ia nisim për ta gjetur dhe jemi të dëshpëruar. Ju lutem, nëse mund të na ndihmoni me ndonjë informacion.”

Apeli vjen si një thirrje për ndihmë për cilindo që mund të njohë Esminën apo të ketë informacion mbi vendndodhjen e saj. Familja shpreson që mesazhi të arrijë tek ajo, në një përpjekje për ta rikthyer familjen bashkë në këtë situatë të vështirë që nëna e tyre po kalon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit