Polici në Vlorë s’pyet për rregulla, lëviz pa kokore dhe me motor pa targa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.04.2025, 16:36

Një situatë e pazakontë është denoncuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku në qendër të vëmendjes janë punonjësit e policisë, ata që në fakt duhet të jenë shembulli i respektimit të ligjit.

Por në këtë rast, rolet duket se janë përmbysur. Një efektiv i policisë në Vlorë është filmuar duke lëvizur me motor në autostradë, pa targa dhe pa skafandër mbrojtëse, një shkelje e qartë e rregullave të qarkullimit rrugor dhe një rrezik serioz për jetën e tij dhe të të tjerëve.

Qytetari që ka sjellë këtë denoncim shprehet se ndërsa qytetarët e zakonshëm ndalohen dhe gjobiten me 30 mijë lekë të vjetra për të njëjtën shkelje, për punonjësit e policisë duket se rregullat nuk vlejnë.

“Policia jon me motorr pa targa e pa kokore kur na ndalojn ne me motorra pa kokore na ven gjob 30 mij lek te vjetra. Plicia e vlores”, shkruan ai.

Kjo nuk është hera e parë që efektivët e policisë kapen në shkelje të hapur të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm pak javë më parë, punonjësit e policisë u kritikuan ashpër pas publikimit të disa pamjeve nga ana jonë, ku ata shfaqeshin duke kryer parakalime të rrezikshme brenda tunelit të Murrizit – një sjellje që jo vetëm bie ndesh me ligjin, por rrezikon drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit