Qytetari dhuron dy karroca për fëmijët që nuk ecin dot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.04.2025, 15:39

Një qytetar ka vendosur të bëjë një gjest për t’u vlerësuar, duke treguar solidaritet dhe zemërgjerësi. Ai ka vendosur të dhurojë dy karroca për fëmijët që nuk kanë mundësi të ecin, me qëllim që t’u lehtësojë sadopak sfidën me të cilën përballen çdo ditë.

Karrocat janë të përshtatshme për fëmijë të moshës 4 deri në 8 vjeç. Kushdo që ka nevojë, mund të na kontaktojë përmes një mesazhi në “dorasekrete”, duke dërguar prova dhe foto që tregojnë gjendjen e fëmijës që do t’i përdorë, në mënyrë që ndihma të shkojë atje ku duhet.

“Pershendetje si kaluat ,desha te dhuroj keto dy karroca per femije me probleme, nga mosha 4 deri ne 8 vjec, kush ka nevoje me kontaktoni ju. dhe ju lutem sigurohuni qe mos i marrin me qellim perfitimi, karroca jeshile eshte e re e pa përdorur”, shkruan dhuruesi që preferon të mbetet anonim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit