Qytetarja i çjerr maskën Gëzimit: “Shtroi 10 metra rrugë sa për të bërë foto”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.04.2025, 13:41

Banorët e fshatit Vashtemi kanë ngritur zërin kundër asaj që ata e quajnë “mashtrim elektoral” nga ana e kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

Në një mesazh të dërguar për redaksinë, një banore shprehet e zhgënjyer nga mënyra se si u paraqit inaugurimi i një rruge, që sipas saj, është thjesht një “show” për rrjetet sociale.

“Para disa ditësh erdhi Gezim Topçiu dhe inauguroi ‘rrugën e re’. Po ju dërgoj fotot e postuara prej tij dhe ato që tregojnë realitetin – vetëm 10 metra rrugë të shtruar, sa për të bërë një foto për fushatë,” shkruan ajo.

Në të njëjtën kohë, kryetari Topçiu publikoi në rrjetet sociale një postim ku shkruan: “Këtë të dielë inspektim punimesh për asfaltimin e lagjjes së shkollës. Çdo ditë në punë!” Por banorët pretendojnë se ky aktivitet nuk përfaqëson gjendjen reale në terren.

Ky nuk është rasti i parë që banorë të fshatrave të ndryshme në bashkinë e Maliqit ankohen për mungesën e investimeve bazë, si rrugët. Sipas tyre, rrugët janë shpesh të mbuluara me baltë, me gropa dhe të pakalueshme, edhe pse Topçiu është në mandatin e tij të shtatë si kryetar bashkie.

Banorët kërkojnë që institucionet të marrin masa për të garantuar investime të vërteta dhe jo propagandë në rrjete sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit