“Vajza vodhi syzet nga dyqani im, të kthehet të bëjë pagesën urgjent”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.04.2025, 14:48

Rastet e vjedhjeve nëpër dyqane janë shtuar ndjeshëm së fundmi, duke e kthyer këtë veprimtari në një fenomen shqetësues.

Për të denoncuar një rast vjedhjeje, pronarja e një biznesi në Tiranë i është drejtuar redaksisë sonë. Ajo ka sjellë pamje filmike ku tregohet momenti kur një vajzë hyn në dyqan dhe rrëmben një palë syze pa i paguar.

Në videon e siguruar, shihet qartë momenti kur vajza afrohet pranë dhomës së provës, aty ku janë vendosur syzet. Fillimisht, ajo merr një palë për t’i provuar përpara pasqyrës, ndërkohë që në kokë mban një tjetër palë syze.

Pasi i provon syzet dy herë, ajo hap me kujdes çantën dhe i fut brenda, përpara se të largohet nga dyqani pa kryer asnjë pagesë.

Pronarja e dyqanit kërkon që rasti të bëhet publik, në mënyrë që të paralajmërohen edhe klientët e tjerë për ngjarje të tilla. Ajo i bën thirrje vajzës që të rikthehet dhe të shlyejë pagesën, në mënyrë që mos ta denoncojë në polici.

“Pershendetje JOQ. Doja tju nisja disa pamje dhe nje video qe nese do mundeni te na i beni publike. Behet fjale per nje vjedhje ne nje dyqan dhe duam shume qe personat pergjegjes te mbajne pergjegjesi per veprimin e tyre. Nuk dua te hesht sepse cdo vjedhje duhet te kete fundin e vet e tju behet mesim te gjitheve. Ju lutem zonja ne fjale te paraqitet per te bere pagesen ose ndryshe do merremi me organet kopetente. Ju lutem anonim. Ka ndodhur në 11 prill, ajo ka vjedhur nje pale syze. Momenti kur futet te dhoma e provës. Ju lutem merreni në konsiderate si rast,” shkruan denoncuesja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit