Elektriçistin 32-vjeçar e zë korrenti në shtyllën 10,000 kv, kolegët çaktivizuan linjën e gabuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.04.2025, 13:18

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin e Mërtishit në Divjakë, ku 32-vjeçari Xhulio Shtëmbari, elektricist pranë OSHEE-së, humbi jetën në krye të detyrës pas një aksidenti fatal me energjinë elektrike.

Ngjarja ndodhi gjatë punimeve për riparimin e një linje 10 mijë kilovolt që lidhte zonat e Mërtishit dhe Gradishtes.

Sipas informacioneve paraprake, Shtëmbari u ngjit në një shtyllë të tensionit të lartë, duke menduar se linja ishte çaktivizuar, ashtu siç kërkohet nga protokollet e sigurisë. Por tragjikisht, energjia nuk ishte ndërprerë nga punonjësit përgjegjës në linjën ku ai po punonte.

Hetimet e para sugjerojnë se ishte stakuar një linjë tjetër, duke lënë aktive pikërisht segmentin ku ndodhej 32-vjeçari. Ky gabim i rëndë çoi në vdekjen e tij të menjëhershme.

Për këtë ngjarje, Policia e Divjakës ka vënë në pranga dy punonjës të tjerë të OSHEE-së, Xhezmi Haliti, 60 vjeç, dhe Arben Presheva, 57 vjeç, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Shrëmbari la pas baahkëshorten dhe djalin e vogël. Famijlarët e tij kanë kërkuar drejtësi për këtë ganim fatal që i kushtoi jetën 32-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit