“Ambulanca erdhi pa mjek, Bledarit nuk iu dha ndihma e parë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.04.2025, 12:58

Një tragjedi e rëndë ka tronditi futbollin amator mbrëmjen e djeshme, gjatë ndeshjes mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, ku futbollisti 29-vjeçar Bledar Hajdari, humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja ka tronditur thellësisht jo vetëm lojtarët e ekipit dhe miqtë e tij, por edhe komunitetin sportiv në tërësi. Më të lënduarit shpirtërisht, miqtë e Bledarit i janë drejtuar redaksisë sonë me një denoncim të fortë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si u menaxhua situata emergjente.

Sipas tyre, ambulanca që mbërriti në vendngjarje për t’i ofruar ndihmën e parë nuk kishte asnjë mjek në bord, dhe në mjet ndodhej vetëm shoferi. Në momentet kritike, i vetmi person që u përpoq t’i ofronte ndihmë 29-vjeçarit ishte fizioterapisti i ekipit. Kjo ka ngjallur zemërim dhe shqetësim të madh te të afërmit dhe shokët e Bledarit.

“Dua tbej nje denoncim per rastin e djeshem qe ka ndodhur ne fushen ku humbi jeten Bled Hajdari. Ne momentin qe i ka rene atak kardiak dhe eshte rrezuar ne fushe. Kur ka mberritur ambulance nuk ka pasur doktor, ka qene vetem shoferi, ska pa's asnje per ti dhene ndihm te shpejt. Vtm fizioterapisti i ekipit qe ka qen aty edhe asnji tjtr se mor vesh si mund tniset ambulanca pa doktor,” shprehet një prej miqve të tij.

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë keqmenaxhim të situatës dhe autoritetet duhet të hetojnë të gjitha veprimet që janë ndjekur për t’i dhënë ndihmën e nevojshme futbollistit të ndjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit