Unaza e Madhe plot me kafshë të ngordhura, askush s’kujtohet të pastrojë autostradën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2025, 11:21

Qytetarët që përdorin segmentin rrugor të Unazës së Madhe, në pjesën që lidh Doganën me Tufinën, kanë ngritur një shqetësim serioz për praninë e madhe të kafshëve të ngordhura përgjatë rrugës.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, qentë dhe macet, të ngordhura prej sëmundjeve apo aksidenteve, janë kthyer në një rrezik të madh shëndetësor dhe një pamje të rëndë për udhëtarët.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës, Policisë Bashkiake dhe autoriteteve përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë për pastrimin e zonës dhe trajtimin e kësaj situate të përsëritur.

Sipas tyre, mungesa e menaxhimit të kafshëve endacake dhe neglizhenca ndaj kësaj problematike po përkeqëson cilësinë e jetës urbane.

“Ka ditë të tëra që shohim qen e mace të ngordhur nëpër rrugë. Është e tmerrshme për fëmijët, për banorët, për të gjithë. Duhet të bëhet diçka urgjentisht,” – shprehet një qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit