“Qeni i lëshuar çdo natë nga bagazhi i makinës rrezikon fëmijët e lagjes në Tropojë, askush nuk merr masa”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.04.2025, 00:07

Një qytetare nga Tropoja, ka bërë një denoncim për një situatë të rrezikshme që po ndodh në lagjen e saj, ku një banor mban një qen zagar në bagazhin e makinës dhe e liron atë çdo natë pas orës 21:00, duke vënë në rrezik jetën e banorëve, sidomos të fëmijëve.

Denoncimi i plotë i qytetares:

“Përshëndetje, uroj të jeni mirë. Desha të ndaj një problem. E kemi një zotëri këtu në lagje që e mban një qen zagar në bagazhin e makinës, dhe pas orës 9 ai i hap derën bagazhit dhe s’guxon asnjë njeri të dalë nga shtëpia. Të gjithë fëmijët në lagje i ndjek, bile dje për pak sa nuk e hengri një djalë 10 vjeç. Falë Zotit e shpëtuam. Qentë personalë të këtij lloji s’janë për t’u mbajtur në lagje, por në shtëpi private, sepse po na rrezikon jetën. Jemi në Bajram Curri, në Tropojë. Të lutem po mund ta postosh, se s’po merr masa askush. S’munda të kaloja që t’i bëja foto dhe bagazhit të hapur me qenin brenda, se do na kishte grirë. Ja shiko tani sa e sulmoi një njeri dhe po kthehet tek bagazhi i makinës.”

Pamjet e dërguara nga qytetarja tregojnë qartë mjetin me targa AA 774 GV, përballë një pallati, si dhe momentin kur qeni endet i lirë pranë tij. Ajo thekson se banorët ndihen të terrorizuar dhe kanë frikë të dalin jashtë pas darke.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë. Ata theksojnë se mbajtja e qenve të rrezikshëm në këtë mënyrë është e papranueshme dhe rrezikon jetën e të pafajshmëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit