Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj grupeve kriminale që mund të tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë prezantimit të kandidatëve të PD-së për Qarkun e Vlorës, Berisha deklaroi se çdo individ apo grup që implikohet në procesin zgjedhor do të konsiderohet si pjesë e një organizate terroriste.
Kreu i PD-së vijoi me tone të ashpra, duke akuzuar mazhorancën për bashkëpunim me krimin e organizuar në proceset zgjedhore të viteve të fundit, ndërsa bëri thirrje për zgjedhje të ndershme dhe të barabarta.