“Bagëtitë të humbura në rrugën e Teleferikut – Banorja: Janë këtu që prej pasdites, ndoshta dikush i njeh”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.04.2025, 20:43

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në rrugën e Teleferikut në Tiranë. Dy bagëti janë parë të enden në zonë që prej pasdites, ndërsa më pas janë lidhur nga banorët pranë një shtylle, siç duket qartë në foton e mëposhtme.

Një banore e lagjes ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të ndarë këtë shqetësim dhe për të bërë thirrje nëse ndokush njeh të zotin e tyre.

Mesazhi i qytetares:

Jam një banore në rrugën e Teleferikut. Janë dy bagëti të humbura që enden që nga ora 15:00, ndoshta edhe më herët. Tani dikush i ka lidhur afër shtëpisë sonë. Ndoshta gjendet i zoti i tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit