Një qytetar ka shkruar në redaksinë tonë lidhur me gjendjen e mjerueshme të ambulancës në Mëzez-Fushë.
Në videon e dërguar nga qytetari vihet re tavani me lagështirë dhe suva të rënë, mobiliet e amortizuara, ndërsa dhoma duket e rrëmujshme dhe larg çdo standardi higjieno-sanitare.
Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente, pasi një qendër shëndetësore nuk mund të funksionojë në këto kushte.
Mesazhi i qytetarit:
“Ambulanca e Mëzez-Fushë ndodhet në një gjendje tejet të keqe. Shkon për t’u kuruar, por rrezikon të sëmuresh edhe më keq.”