“Kam babain të paralizuar, policia bashkiake s’më le të shes tullumbace në Korçë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.04.2025, 19:18

Një qytetar nga Korça ka bërë një denoncim të dhimbshëm, duke ngritur shqetësimin se Policia Bashkiake nuk e lejon të shesë tullumbace për fëmijët, punë të cilën e bën për të siguruar të ardhura minimale për vete dhe babain e tij të sëmurë rëndë.

Në mesazhin dërguar redaksisë sonë, ai tregon se ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe se çdo ditë përpiqet të fitojë pak para për të mbajtur gjallë veten dhe të atin, i cili vuan nga leucemia akute dhe ka thyer edhe kupën e gjurit.

“Pershndetje joq albnina policia bashkiake nuk me lejone te shes tullmbace per femije jam allexh me babin kam te semur me lucemi akute ka thyere dhe kupen e gjurit dhe nuk i behet kemba nga e keqja dale shes tullumbace. Ju lutem publikoheni, vetem neve nuk na lene,” shkruan qytetari.

Ai shprehet se e ka adresuar këtë problem edhe pranë Bashkisë, por pa rezultat – i ndalohet të punojë edhe në këtë mënyrë modeste për të siguruar jetesën.

Ky është një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi institucionet lokale ndërhyjnë ndaj qytetarëve në nevojë, të cilët përballen çdo ditë me mbijetesën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit