“Iu ka prishë kerri kryeministrit”: Mbrojtja e afërt tenton ta rregullojë një veturë të eskortës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2025, 16:31

Një veturë e eskortës së Albin Kurtit duket se është prishur gjatë ditës së sotme, sipas një video të publikuar nga deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

Aty shihen pjesëtarë të mbrojtjes së afërt teksa tentojnë ta ndezin të njëjtën.

“Iu ka prishë kerri kryeministrit. S’po i ecë kurqysh diçka. As me kerre, as me koalicione” – dëgjohet duke thënë në prapavijë Behrami.

Ndërkohë, krahas videos ai ka shkruar:

“As xhipat nuk po i funksionojnë më. Jep dorëheqje Albin, zbtit nga xhipat, hajde në Kuvend si deputet! Merri me vete 500K imagjinare dhe konstituoje Kuvendin. Por, me 53 vota mundesh me shku vetëm në opozitë! Nuk të shpëton as Presidentja, as Lista Serbe kësaj radhe!”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit