“30 vite asnjë investim, Ervin Demo kujtohet për rrugën e Moravës tre javë para zgjedhjeve”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.04.2025, 17:53

Më pak se një muaj para zgjedhjeve, pushteti vendor duket se ka përshpejtuar ritmin e investimeve, me qëllim për të fituar mbështetjen e qytetarëve që janë lënë në harresë për vite me radhë. Një nga shembujt më të fundit është fshati Moravë i Beratit, ku kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës së amortizuar e cila prej më shumë se 30 vitesh nuk ka njohur asnjë ndërhyrje.

Ervin Demo, i cili deri disa javë më parë mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Beratit dhe tashmë kandidat për deputet, ka kthyer vëmendjen nga ky fshat në prag të zgjedhjeve pavarësisht se ka pasur në dorë për të bërë më shumë kohë më pare kush ishte kryebashkiak.

Banorët shprehen se rruga ka qenë në gjendje të mjerueshme për dekada të tëra, por vetëm tani, kur afrohet vota, janë hedhur hapat e parë për shtrimin e saj me çakull dhe në disa segmente me asfalt.

Megjithatë, sipas tyre, ndërhyrja është e pjesshme dhe nuk zgjidh problemin real të lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e rrugës mbetet sërish me gropa dhe e pakalueshme.

“Pershendetje JOQ! Ne fshatin Morave te qarkut Berat kanë filluar punimet e rruges e cila ka 30 vite e pa prekur , pa asnje investim te hedhur. Sipas "programit" te tyre ata janë duke rregulluar vetem nje pjese te vogel rruge e cila nuk favorizon asnje prej banoreve te fshatit te cilet kan dal te revoltuar sic shihet dhe nga videoja. Shpresoj qe kjo ankese te merret parasysh nga kryetari i bashkise se Beratit , Ervin Demo” shprehen banorët në një denoncim për JOQ Albania.

Banorët kërkojnë që investimi të mos mbetet një manovër elektorale e përkohshme, por të përfshijë të gjithë rrugën dhe të kryhet me standarde, në mënyrë që të përmirësohet realisht jeta e përditshme e komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit