Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Elezaj, pasi familjarja e tyre ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi mbrëmë në Baballoq të Komunës së Deçanit.
Si pasojë e aksidentit mbeti e vdekur 45 vjeçarja, Zejnije Elezaj, e cila do të varroset sot, në ora 15:00.
Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa i lënduar ka mbetur edhe djali i familjes Elezaj, Mici, 22 vjeçar.
Ky i fundit, ka prekur me fjalët, kur ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij.
Sipas informacioneve preliminare, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e të dyshuarit, i cili ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka kaluar në krahun e kundërt, duke u përplasur ballë për ballë me veturën tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.