Humbi jetën bashkë me shokun, Fabiani 13-vjeçar po kthehej nga stërvitja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2025, 14:16

Fabian Shpata është 13-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e së hënës në vendin e quajtur “Stom Golem”, Shkodër.

I mituri po kthehej nga stërvitja bashkë me shokun e tij 16-vjeçar, kur ky i fundit humbi drejtimin e motomjetit me të cilin po lëviznin dhe u aksidentua.

16-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Fabiani, i cili mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja, ka ndërruar jetë këtë të martë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Fabiani ishte futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.

Ndarja e parakohshme e tij nga jeta ka tronditur familjarët, miqtë dhe ekipin ku ai luante e stërvitej çdo ditë.

Lamtumirë Fabian...

> Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare,

Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.

> Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare.

> Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

> Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë.

> Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit