Kurti i nervozuar pas dështimit: Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2025, 15:08

Kryeministri Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak mos votimit të raportit të komisioni.

Kurti është shprehur i nervozuar, duke e quajtur sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Tutje ai ka shkruar opozita lan nam, duke dal kundër qeverisë.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit