Banorët e Zall Bastarit kanë ngritur një shqetësim serioz në lidhje me gjendjen e rrugës pranë qendrës së fshatit, e cila prej gati një viti është në rrezik shembjeje totale.
Siç duket edhe në pamjet e dërguara në redaksinë tonë, një pjesë e konsiderueshme e rrugës është shembur në skajin e saj të poshtëm, ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë marrë ende asnjë masë për riparimin e dëmit. Sipas banorëve, situata është bërë gjithnjë e më e rrezikshme, sidomos për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks.
Në mungesë të sinjalistikës apo ndërhyrjes shtetërore, banorët kanë vendosur gurë për të paralajmëruar shoferët që të tregojnë kujdes gjatë kalimit. Një tjetër problematikë e ngritur është mungesa e një muri mbajtës, që duhej të ishte ndërtuar para asfaltimit të rrugës për të garantuar qëndrueshmërinë e saj.
Pa këtë mbështetje strukturore, rruga është bërë e paqëndrueshme dhe rreziku që ndonjë automjet të përfundojë në lumë është real dhe në rritje.
“Përshëndetje JOQ, kjo është rruga në qendër të Zall Bastarit. Ka një vit në këtë gjendje. Thjesht duhet mbushur,” – shkruan qytetari në mesazhin e tij.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një tragjedi të mundshme dhe për të rikthyer sigurinë në një zonë të banuar dhe të frekuentuar çdo ditë.
Në Zall-Bastar makinat e kanë rrugën e hapur për në lumë
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 15, 2025
Banorët e Zall Bastarit kanë ngritur një shqetësim serioz në lidhje me gjendjen e rrugës pranë qendrës së fshatit, e cila prej gati një viti është në rrezik shembjeje totale.
Siç duket edhe në pamjet e dërguara në… pic.twitter.com/FyPjMve5gY