Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur të hënën në Shkodër. 14-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja, ka ndërruar jetë këtë të martë në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Stom Golem”, ku dy të mitur po lëviznin me një motomjet. Mjeti drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 14-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.