Lulzim Basha është shprehur publikisht se Rama dhe Berisha ia kanë frikën vetëm atij. Ndër të tjera ka shtuar se është bërë investim i madh që të mos ekzistojë "Koalicioni Euroatlantik" i themeluar ai.
Basha tha se ka bërë përpjekje mbi 1 vit për të gjetur 140 emrat në lista dhe se koalicioni i tij është i vetmi që ia “prish lojën”.
“Është bërë investim i madh që Koalicioni Euroatlantik të mos ekzistojë. Ne na e kanë frikën, kundër meje kanë mobilizuar para për të blerë kreun e FBI ata. McGonigal është në burg. Dhe vazhdon sepse këta i bashkon frika kundër SPAK. I vetmi që ua prish këtë lojë është koalicioni Euroatlantik”,-deklaroi Basha.