Taravari: Ende nuk e kam parë raportin e Inspektoratit, nëse ka lëshime do të ketë përgjegjësi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2025, 10:45

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ende nuk e ka parë raportin për pacientin Toni Angellovski, i cili ndërroi jetë në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Ai ka kërkuar kohë për t’u njohur me rastin, por ka paralajmëruar edhe përgjegjësi nëse konstatohet ndonjë lëshim.

59-vjeçari Toni Angellovski, i cili ishte në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë me këputje të aortës, nuk mori ndihmë mjekësore për shkak se në atë kohë nuk punonte dhoma e vetme e kirurgjisë endoskopike e Klinikës, ndërsa në sallën e Kirurgjisë Torakale nuk kishte stente.

Pas kryerjes së një kontrolli të jashtëzakonshëm, Inspektorati nuk ka konstatuar asnjë mangësi në procedurë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit