Gjashtë persona sulmojnë një tjetër në Prishtinë, ia grabisin paratë dhe telefonin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2025, 10:19

Gjashtë persona kanë kanosur dhe grabitur portofolin me para dhe telefonin një personi tjetër.

Sipas raportit të policisë, lidhur me rastin ai ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë në hetime.

“Prishtinë 14.04.2025-16:00. Është raportuar se gjashtë të dyshuar të panjohur duke e kanosur dhe sulmuar kanë grabitur portofolin me para dhe telefonin nga ankuesi mashkull kosovar. Lidhur me rastin ai ka pranuar trajtim mjekësor, po ashtu është njoftuar edhe prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit