Qytetarja gjen një grerëz brenda ëmbëlsirës së paketuar me mollë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2025, 09:17

Skandalet ushqimore duket se nuk kanë të sosur në vendin tonë. Një qytetare ka ndarë së fundmi një përvojë të tillë, pasi zbuloi një grerëz të ngordhur brenda një ëmbëlsire të paketuar me mollë, të blerë në një supermarket.

E tronditur nga ky incident qytetarja shpreh shqetësimin për nivelin alarmant të mungesës së kontrollit në industrinë ushqimore.

"Është e pabesueshme të gjesh një insekt brenda një ëmbëlsire të paketuar që supozohet të jetë e sigurt për konsum. Çfarë po hamë ne në të vërtetë?" – shprehet ajo në denoncimin e saj.

Ky incident ngre sërish alarmin për nevojën urgjente të forcimit të kontrolleve cilësore dhe higjienike në industrinë ushqimore.

Qytetarët kërkojnë më shumë transparencë, përgjegjësi dhe veprime konkrete për të garantuar sigurinë e produkteve që përfundojnë në tryezat tona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit