Eriselda Sefa “harron” që Lushnja ka fëmijë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2025, 08:10

Lëkundëset e vendosura nga Bashkia Lushnje në disa lagje janë dëmtuar dhe tashmë janë kthyer në një rrezik serioz për fëmijët që i përdorin.

Ato që fillimisht u prezantuan si investime për komunitetin, sot janë objekte të dëmtuara, me pjesë të thyera, të ndryshkura dhe pa mirëmbajtje – një kërcënim i vërtetë për sigurinë e të vegjëlve.

Prindërit e shqetësuar kanë ngritur zërin, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar apo ndërhyrje për riparimin ose heqjen e tyre.

Është koha që institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të mos lejojnë që premtimet elektorale të shndërrohen në burim aksidentesh.

Fëmijët meritojnë ambiente të sigurta për të luajtur – jo lodra të lëna pas dore!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit