Revoltë e dhunshme në Gjadër, emigrantët shkatërrojnë dhomat dhe thyejnë xhamat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.04.2025, 23:09

Një situatë kaotike është regjistruar në qendrën e përkohshme për emigrantët në Gjadër, ku aktualisht ndodhen 40 shtetas të huaj të riatdhesuar nga Italia, pas zbatimit të urdhrave të dëbimit.

Sipas burimeve zyrtare, rreth 20 prej emigrantëve kanë nisur një protestë të dhunshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinë.

Ata kanë shkatërruar mobiliet, kanë thyer xhamat, dëmtuar dyshekët dhe kanë plaçkitur ambientet e brendshme të qendrës.

Situata u përshkallëzua më tej kur tre emigrantë, në shenjë proteste ekstreme, u vetëdëmtuan me mjete prerëse.

Ata kanë marrë plagë të lehta dhe janë ndihmuar menjëherë nga personeli mjekësor i qendrës. Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet serioze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit