Një qytetar ka ngritur një denoncim publik kundër bankës Intesa Sanpaolo, duke akuzuar institucionin financiar për tarifa të pajustifikuara dhe abuzive. Sipas qytetarit, banka aplikon komisione të larta edhe për blerje me vlerë minimale.
“Për një blerje prej vetëm 1 euro, më është mbajtur komision 2.6 euro. Kjo është vjedhje e hapur ndaj klientëve,” shprehet denoncuesi, i revoltuar nga mënyra se si banka, sipas tij, trajton klientët.
Denoncimi ngre shqetësimin për mungesën e transparencës dhe nevojën për ndërhyrje nga institucionet mbikëqyrëse për të hetuar praktikat e tarifimit që dëmtojnë qytetarët, sidomos për shuma të vogla ku komisionet janë disa herë më të larta se vetë blerja.
Qytetari kërkon një shpjegim zyrtar nga banka dhe u bën thirrje edhe klientëve të tjerë që të verifikojnë llogaritë e tyre dhe të raportojnë çdo rast abuzimi.
"Përshëndetje JOQ! Doja të bëja një denoncim për mënyrën se si Intesa Sanpaolo Bank po i “vjedh” klientët. Për një blerje prej vetëm 1 euro, banka më ka marrë komision 2.6 euro. Kjo është e pajustifikueshme dhe e padrejtë".