“Parkimi është kthyer në pronë private”, banori denoncon kaosin dhe neglizhencën e policisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.04.2025, 21:38

Një qytetar që banon në pallatin Karavan, në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë, denoncon një situatë të përsëritur abuzimi me hapësirat publike të parkimit. Sipas tij, edhe pse parkimi poshtë kompleksit është i lirë për banorët, vende të shumta janë “privatizuar” në mënyrë të paligjshme nga individë të ndryshëm, të cilët vendosin trekëndësha dhe pengesa për të rezervuar vendin për vete.

“Kam mbi një muaj që jam në kontakt me Policinë Bashkiake, por edhe pse kanë ardhur disa herë, nuk kanë marrë asnjë masë konkrete. Problemi vazhdon dhe situata po tensionohet çdo ditë e më shumë,” shprehet qytetari.

Ai thotë se është përballur me konflikte të vazhdueshme me banorë të tjerë dhe me bizneset përreth që zënë disa vende parkimi pa të drejtë. Madje, pretendon se makina e tij është dëmtuar për shkak të këtyre përplasjeve.

Banori kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për heqjen e pengesave dhe lirimin e vendeve publike të parkimit, duke theksuar se hapësirat publike nuk mund të kthehen në prona private të askujt.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ. Jetoj te pallati "Karavan", në rrugën Dritan Hoxha, dhe parkimi poshtë kompleksit është i lirë për banorët. Ndërkohë, qytetarë të ndryshëm kanë “privatizuar” vendet e parkimit duke vendosur trekëndësha dhe pengesa të tjera. Kam njoftuar disa herë Policinë Bashkiake, e cila, edhe pse ka ardhur, nuk ka dhënë asnjë zgjidhje konkrete. Kam mbi një muaj që jam në kontakt për këtë çështje, por problemi vazhdon. Më kanë gërvishtur makinën dhe jam në konflikt të vazhdueshëm me banorët e papërgjegjshëm që kanë zënë vendet e parkimit, si dhe me bizneset përreth që zënë më shumë se dy vende secili. Kërkoj heqjen urgjente të trekëndëshave dhe lirimin e parkimeve publike".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit