Një qytetar nga fshati Marinëz i Fierit ka denoncuar një ngjarje të pazakontë dhe të papranueshme që ka ndodhur në pronën e tij.
Ai ka dërguar një video ku duket qartë një person që ndalon makinën në rrugë, del prej saj dhe lë në pronën e tij një arkë me disa kotele të vogla, si dhe një thes.
Denoncuesi shprehet nuk ka mundësi të kujdeset për kotelet dhe kërkon ndihmën e qytetarëve të ndjeshëm ose të institucioneve përkatëse që të vijnë t’i marrin dhe të kujdesen për to.
Ai ka vënë në dispozicion edhe numrin e tij të telefonit për këdo që dëshiron t’i adoptojë ose të ndihmojë në këtë situatë.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje, jam Astriti nga fshati Marinzë, Fier. Dua të denoncoj një rast tek ju që ta bëni publik, sepse ky personi në video dje ka hedhur te prona ime disa mace të vogla të pambrojtura dhe një thes. Po ju dërgoj videon, mjetin, targën dhe personin. Nuk kam mundësi t’i rris. Kërkoj ndihmë nga persona ose institucionet përkatëse të vijnë t’i marrin dhe të kujdesen për to. Numri im i telefonit: 0686189373 Faleminderit.”