Qytetarit i thyejnë xhamin e makinës dhe i vjedhin çantën me 780 euro në Shkallën e Tujanit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.04.2025, 21:14

Një qytetar ka shkruar në redaksinë tonë se i kanë thyer xhamin e makinës dhe i kanë vjedhur çantën, ku ndodheshin rreth 780 euro dhe sendet personale.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallës së Tujanit, ku hajduti i ka marrë çantën "Louis Vuitton", brenda së cilës ndodhej portofoli me rreth 780€, kartat bankare, ID-ja dhe patenta.

Qytetari kërkon ndihmën e kujtdo që i ka marrë ose i gjen, që t'i lërë diku në rrugë që t’i gjejë dikush dhe t’i dorëzojë, pasi dokumentet janë të rëndësishme për të.

Mesazhi i qytetarit:

"Mbrëmjen e sotme më kanë vjedhur sendet personale nga makina, në zonën e Shkallës së Tujanit. Ndodhesha aty kur ndodhi dhe tani jam ende në vendngjarje.

Më kanë marrë një çantë 'Louis Vuitton', brenda së cilës ishte portofoli im me rreth 780€, kartat bankare, ID-ja dhe patenta.

Dua të bëj një thirrje publike: Kushdo që i ka marrë ose i gjen, të paktën të hedhë dokumentet diku në rrugë që të mund t’i gjejë dikush dhe t’mi dorëzojë. Më duhen shumë, sidomos dokumentet."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit