Aksident me motomjet në Shkodër, humb jetën 16-vjeçari, në gjendje të rëndë një 14-vjeçar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.04.2025, 20:00

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e sotme në Shkodër, ndërsa një i mitur është plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:20, në “Stom Golem”, ku dyshohet se i mituri 16-vjeçar, ka humbur kontrollin e drejtimit të motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se në motomjet ishte edhe një 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit