Prej më shumë se gjashtë muajsh, banorët e fshatit Shtrez, Njësia Administrative Shishtavec, ndodhen të izoluar për shkak të dëmtimit të rrugës kryesore që lidh fshatin me zonat përreth.
Shkak për këtë situatë është bërë rrjedha e lumit që kalon pranë rrugës. Sipas banorëve, tubat që janë vendosur për të kaluar lumin poshtë rrugës nuk janë të përshtatshëm dhe nuk përballojnë rrjedhën e ujit, sidomos gjatë kohëve me reshje të dendura. Si pasojë, rruga shkatërrohet vazhdimisht dhe është bërë e pakalueshme për automjete dhe këmbësorë.
“Kanë kaluar gjashtë muaj dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje. Na thonë sot, nesër, por rruga mbetet e prishur. Jemi të bllokuar. Eduart Salsi ka thënë se do ta rregullojnë, por nuk është bërë asgjë,” – thotë një qytetar i zonës.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe institucionet përkatëse, duke theksuar se kjo situatë po ndikon rëndë në jetën e tyre të përditshme.
Prej më shumë se gjashtë muajsh, banorët e fshatit Shtrez, Njësia Administrative Shishtavec, ndodhen të izoluar për shkak të dëmtimit të rrugës kryesore që lidh fshatin me zonat përreth.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 14, 2025
Shkak për këtë situatë është bërë rrjedha e lumit që kalon pranë rrugës. Sipas banorëve,… pic.twitter.com/CcAArjf4Li