Kolonat në Lungomare 3 mbështeten mbi hekurin e ndryshkur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.04.2025, 19:22

Një mesazh shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me gjendjen e kolonave që mbështesin strukturën e Lungomares 3.

Sipas mesazhit të qytetarit, kolonat mbështeten në det vetëm mbi hekurin e ndryshkur, që po përbën për sigurinë e strukturës. Ky problem është bërë më i dukshëm, sidomos sot, kur efekti i zbaticës ka nxjerrë më shumë në pah dëmtimet nga korrozioni.

Autoritetet duhet të marrin masa të menjëhershme për të shmangur çdo rrezik të mundshëm që mund të shkaktohet nga dobësimi i strukturës.

Mesazhi i qytetarit:

"Kjo është Lungomare 3. Kolonat mbështeten në det vetëm mbi hekurin e ndryshkur. Sot ishte shumë e dukshme për efekt të zbaticës. 'Sulltani' kalon aty, sa herë vjen në Vlorë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit