I ra shtrati në kokë teksa punonte, tjetri u aksidentua me motor, dy shqiptarë vdesin në Greqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.04.2025, 18:24

Dy ngjarje të rënda me pasojë vdekjen e dy shtetasve shqiptarë kanë ndodhur së fundmi në Greqi.

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në një aksident tragjik në rrugën provinciale Perdikas–Parga.

Sipas raportimeve, motori me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me gurë jashtë saj.

Ndërkohë, një ngjarje tjetër fatale ka ndodhur në Santorini, ku një grua 59-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë teksa punonte në një hotel në zonën turistike të Oias.

Sipas mediave greke, gruaja po punonte kur një shtrat i montuar në mur është shkëputur papritur dhe e ka goditur në kokë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve mjekësore, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e hotelit, ndaj të cilit është ngritur çështje për mungesë të kushteve të duhura të sigurisë në ambientet e punës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit