Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.04.2025, 18:17
Një qytetar ka denoncuar vjedhjen e biçikletës së tij elektrike pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë. Sipas mesazhit që ai ka dërguar, biçikleta kishte një vlerë prej rreth 2500 eurosh dhe është vjedhur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Qytetari ka bërë kallëzim në polici, por kërkon gjithashtu ndihmën e publikut për të zbuluar ndonjë informacion që mund të çojë në gjetjen e biçikletës.
"Pershendetje! Ju lutem më ndihmoni të bëj një denoncim. Më kanë vjedhur një biçikletë elektrike me vlerë 2500€, pranë digës së Liqenit. Kam bërë kallëzimin në polici, por po kërkoj ndihmën e qytetarëve që mund të kenë parë apo dëgjuar diçka. Ju faleminderit!"
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR