E zuri korrenti teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.04.2025, 16:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën midis Mërtishit dhe Gradishtës, ku një punonjës i rrjetit elektrik ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Viktima është Xhuljo Shtëmbari, rreth 30 vjeç, i cili po punonte për riparimin e një linje elektrike. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku i ngjarjes tragjike ka qenë një gabim në komunikim, pasi Shtëmbarit i ishte thënë se linja ishte stakuar nga tensioni, ndërkohë që ajo rezultoi të ishte ende aktive.

Sapo është ngjitur për të kryer ndërhyrjen teknike, Shtëmbari është goditur nga rryma elektrike, duke humbur jetën në vend.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Deri më tani, dyshohet për gabim njerëzor nga një punonjës tjetër i shërbimit elektrik, i cili kishte përgjegjësinë për të izoluar linjën nga tensioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit