Një rast mashtrimi është denoncuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania nga një shqiptar që jeton në Belgjikë.
Sipas denoncuesit, ai ka rënë viktimë e një mashtrimi nga një shtetas nga Kosova, i identifikuar si Milot Raci. Historia nisi kur shqiptari, në kërkim të një banese me qira, u lidh me Milotin përmes një njoftimi të publikuar nga një studio që ofronte apartamente për banim.
Sipas tij, banesa ende nuk ishte përfunduar, por Miloti e siguroi se mund ta rezervonte me një kapar prej 300 eurosh, dhe se çelësat do t’i dorëzoheshin sapo të përfundonin punimet. Emigranti shqiptar e bëri pagesën, por më pas komunikimi me Milotin u ndërpre krejtësisht. Telefonatat nuk merrnin më përgjigje dhe më vonë rezultoi se banesa në fjalë nuk ishte aspak në pronësi të Milotit.
Denoncuesi dyshon se ky nuk është një rast i izoluar. Ai tregon se kur më në fund e gjeti Milotin i cili fillimisht e kontaktoi me një emër “fake”, ky i fundit u ngatërrua me një tjetër person që me sa duket gjithashtu kishte rënë viktimë e një mashtrimi të ngjashëm.
Duke e konsideruar këtë si një formë mashtrimi të përsëritur, shqiptari kërkon publikimin e rastit të tij për të paralajmëruar qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos bien pre e personave që veprojnë në këtë mënyrë.
Mesazhi i plotë:
"Pershendetje JOQ. A mund te denoncoj nje rast mashtrimi nga nje shqiptar i Kosoves ne Belgjike? E kam cdo gje me fakte dhe foto.
Ky person nga Prishtina, kishte nxjerr nje njoftim tek shqiptaret ne Belgjike, jo me emrin e vet per nje studio me qere. E pashe i dhashe 300 euro kapar dhe i mora celsat dhe do u futesha kur te behet gati.
Ky me fiku telefonin dhe kishte ik nga atje per ne Bruksel dhe nuk ishte shpia vet. Kur e gjeta me emer mbiemer, i shkruajta dhe i dhashe mundesine t’mi ktheje pa pasur probleme. Filloi perseri te njejtat mashtrime.
Dua ta publikoj ta shikojne te gjithe dhe ta din ca m*ti eshte. Ju lutem publikojeni se si ky jane shume, por t’pakten t’i njofim me fytyra.
S’kam bere denoncim se ne punojm ne Belgjike, s’kena te drejt me marr shpi me adrese, thjeshti i marrim me qera ne te zeze prandaj dua ta denoncoj tek ju.
Ka edhe raste te tjera ky person se kur i shkruajta pasi e gjeta, me ngaterroi me dike tjetër qe dhe atij i kishte borxh besoj. Kete e kam takuar personalisht me ka nis pasaporten e vet per siguri se do t’i sjell parat”, shkruan denoncuesi.
Pjesë nga bisedat:
Bisedat e para me profil të pavërtetë:
Bisedat pasi Milot Raci nuk po hapte më telefonin: