Një sherr mes disa personave të komunitetit rom ka ndodhur ditën e sotme te Kisha e Shna Ndout në Laç.
JOQ ALBANIA ka mësuar se disa grupe të këtij komuniteti kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht për shkak të “vendeve” ku kërkojnë lëmosha.
Burra, gra e fëmijë janë zënë me sende rrethanore, ndërkohë që nuk kanë munguar të sharat dhe të bërtiturat mes tyre.
Dëshmitarët e këtij sherri thonë se çdo javë, anëtarët e komunitetit rom, e jo vetëm, rrihen për lëmoshat që kërkojnë, pasi akuzojnë njëri-tjetrin për “zënien e zonave” ku pozicionohen.
Ndërkohë që edhe pse policia është në dijeni të këtyre incidenteve, që nuk janë aspak të hijshme për një vend të shenjtë, nuk merr asnjë masë për normalizimin e situates apo eliminimin e tyre.
Besimtarët që vizitojnë Kishën e Laçit thonë se skena të tilla terrorizojnë dhe trembin fëmijët, e jo vetëm.