“Na 500€ voto Saliun”, arrestohet demokrati

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.04.2025, 14:44

Vetëm katër ditë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, është shënuar rasti i parë i arrestimit për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Në pranga ka rënë një 38-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Marin Leka, i cili akuzohet se i ka premtuar 500 euro një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, e cila në këto zgjedhje garon me 26 parti aleate.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të dyshuarit, policia i ka gjetur kartën e identitetit të qytetarit Muharrem Toska, personit të cilit i ishte ofruar pagesa për votën. Pikërisht Toska ka qenë ai që ka denoncuar rastin pranë komisariatit të Lushnjës, duke çuar në ndalimin e menjëhershëm të Martin Lekës.

Vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka të bëjë me një rast të izoluar apo pjesë të një skeme më të gjerë blerjeje votash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit