Krimineli që çau këlyshin: Do ju q* robt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.04.2025, 13:42

Është ky njëri prej kriminelëve të mitur që kontribuuoi në torturimin dhe çarjen e barkut të qenushit të pambrojtur pak ditë më parë.

Ky kriminel i ri dhe trim kërcënon se do bëjë më keq se ç’kemi parë po nuk u fshi videoja e masakrës ndaj qenushit.

Së bashku me shokun e tij Ergys Dodovecin në Urë Vajgurore pa iu dridhur qërpiku këta kriminelë të rinj morën një thikë dhe i çanë barkun një kafshe të pambrojtur, për më tepër këlysh pak javësh.

Policia bën sikur nuk është në dijeni se ç’ka ndodhur duke injoruar përgjegjësinë penale për këtë krim nga adoleshentët, duke e kaluar rastin me para në dorë ndërkohë që ngjarja ka marrë përmasa të frikshme dhe ndjeshmëria publike është rritur në mënyrë galopante.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit