Një rast mashtrimi ka ndodhur në një dyqan në Tiranë, ku një djalë i ri ka blerë dy paketa me 100 euro false.
Sipas pronarit të biznesit, personi është paraqitur me një kapelë për të fshehur fytyrën, por kamerat e sigurisë e kanë kapur qartë kur është larguar nga dyqani.
Ai thotë se kartëmonedhat ishin të imituara me kujdes, duke e bërë të vështirë dallimin e tyre në momentin e pagesës. Sipas tij kjo shumë përfaqëson 9 ditë pune për një punonjës dhe një humbje të ndjeshme për një biznes që mundohet të mbijetojë me ndershmëri.
Pronari i bën thirrje djalit që të kthehet sa më parë në dyqan për të bërë pagesën përpara se çështja të kalojë në ndjekje penale bashkë me pamjet e kamerave të sigurisë, ndërkohë që bizneseve të tjera u kërkon të bëjnë kujdes pasi djali kishte edhe prerje të tjera parash me vete.
Denoncimi i qytetarit:
Si jeni ,ky peresoni eshte paraqit prane dyqanit tim dhe ka blere 2 paketa me 100 euro fallco. Djali qe ka qene ne pune e ka kontrolluar por nuk duket shume ,se eshte imitim i mire . Personi ka vene dhe kapele qe mos te duket nga fytyra ,por kamerat jasht e kane kap qarte . Ju lutem bejeni publik se kishte sh prerje ne dore ,ta marin vesh ,dhe ta njohin njerzit e tij ,plus qe do i bej dhe denoncim.
Te lutem e postoni pak dhe te paraqitet te kthej leket para se te jete vone per te. Jane 100 eur 9 dite pune per punonjesin ,por dhe per ne si biznes , se perpiqemi te mbijetojme na dalen keta sharlatane ,mashtrusa .