Avokati Saimir Visha ka ngritur publikisht alarmin për një situatë shqetësuese, duke deklaruar se janë zbuluar tre raste me virusin HIV/AIDS në paraburgim dhe në burgje.
Ai theksoi se ky është një tregues i rënies së sistemit të burgjeve dhe e cilësoi situatën si një këmbanë alarmi për përhapjen e SIDA-s. Të gjithë rastet e diagnoatikuar janë meshkuj.
“Sistemi i burgjeve ka rënë edhe me rastet e fundit që është këmbana e alarmit të SIDA-ës. Janë identifikuar nga sistemi shëndetësor në paraburgim dhe në burgje 3 raste me SIDA të vërtetuara. Imagjino rrezikun te toga e shoqërimit, familjarët,” u shpreh ai.
Avokati shtoi se situata është serioze dhe kërkoi që të bëhet kujdes, jo vetëm nga punonjësit e sistemit të sigurisë, por edhe nga familjarët e të dënuarve.
“Të identifikuarit janë meshkuj. Situata është e rëndë. I bëj thirrje dhe familjarëve të bëjnë kujdes. Nuk është më sëmundja e shekullit, por është e transmetueshme. Ne kemi hallin e sistemit të paraburgimit.”
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer vëmendjen mbi kushtet shëndetësore dhe protokollet mbrojtëse brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.