Dispanceria në qendrën spitalore pa drita prej disa orësh, mungon gjeneratori

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2025, 10:45

Një qytetare ka denoncuar një situatë shqetësuese të ndodhur sot në dispancerinë e qendrës spitalore.

Ajo thotë se prej dy orësh ndërtesa ka mbetur pa energji elektrike, dhe më alarmuese është fakti se nuk ekziston asnjë sistem gjeneratori rezervë për të garantuar funksionimin normal të shërbimeve shëndetësore.

Në një institucion ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet absolut, mungesa e një sistemi emergjent të energjisë përbën një rrezik të madh, veçanërisht për pacientët që mund të kenë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme ose pajisje mjekësore që varen nga rryma.

Qytetarja i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për pajisjen e qendrës me mjetet e nevojshme, për të shmangur pasoja të rënda në raste emergjente.

Shëndeti nuk pret, infrastruktura duhet të jetë në funksion të qytetarit, jo rrezik për të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit