Klinikat, qendrat estetike që i janë shtuar Tiranës vitet e fundit janë bërë të panumërueshme.
Në çdo pallat apo qendër biznesi gjen një klinikë estetike me shërbime nga më të ndryshme dhe "risi" që askush tjetër s'i disponon.
Por se sa këto shërbime janë efektive dhe a janë të trajnuar "mjekët estetistë" për përdorimin e këtyre pajisjeve, na e tregon Fiori.
Pak kohë më parë, saktësisht 12 mars, ajo vendosi të bënte një trajtim fytyre në "Silabel Clinic", klinika e trajtimeve estetike të Xhensila Myrtezajt. Trajtimi që ajo zgjodhi ishte HIFU Ulthera, një trajtim estetik jo-invaziv, pra ku rrisku i dëmeve apo shenjave është shumë i ulët dhe nuk nevojitet kohë rikuperimi. Ndërkohë thotë se para trajtimit, askush nuk është interesuar të dijë nëse pacientja vuante nga ndonjë sëmundje, apo mos ishte shtatzënë, pasi është kategorikisht e ndaluar të përdoret në të tilla raste.
Por me kalimin e ditëve, ajo vuri re disa shenja (çarje) në lëkurë tepër shqetësuese dhe aspak normale, nuk ditur se trajtimi ishte jo-invaziv. Menjëherë ajo kërkoi llogari nga doktoresha që kreu trajtimin, por në vend që të merrte përgjegjësi e madje të gjente edhe zgjidhje, ajo i dha një përgjigje për të vënë duart në kokë dhe i bëri bllok.
Në këto rrethana, ku mjekja nuk i dha asnjë shpjegim për pasojat apo nëse është e trajnuar për përdorimin e pajisjes në fjalë, Fiori mori masa të tjera. Nëpërmjet një e-maili zyrtar, ajo ka mësuar se pajisja Merz e përdorur për trajtimin e saj nuk tregtohet në Shqipëri dhe kësisoj asnjë mjeke estetiste e kësaj klinike nuk është e trajnuar për përdorimin e saj.
Pas këtij detaji të mësuar dhe fytyrën e çarë, (pa asnjë përgjegjës), vajza po mendon të marrë masa ligjore që autoritetet përgjegjëse të hetojnë me kujdes këto qendra estetike që përveç dekorit dhe videove për rrjetet sociale, nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi tjetër.
Pjesë nga denoncimi i saj:
“Kjo është shumë e vshtirë për mua për ta ndarë. Përpara disa ditësh shkova për një trajtim fytyre që mendohej të ishte jo-invaziv dhe përfundova me të çjera në fytyrë. Ishte e gjitha për shkak të mungesës së trajnimit dhe pakujdesisë nga doktoresha e klinikës, e cila dhe pasi e pa që procedura më kishte dëmtuar fytyrën, vendosi të gënjente se kjo gjë është normale (NUK ËSHTË dhe kjo vërtetohet shumë kollaj tek
"Më ka dhënë aq shumë ankth kjo situatë dhe do doja të sugjeroja publikisht silabel clinic dhe xhensila myrtezaj, që përveçse të investojnë në dhoma të bukura, të trajnojnë edhe stafin e tyre që të mos dalim të traumatizuara dhe shpërfytyruara prej tyre'.