E dhimbshme: I riu nga Lipjani humb jetën në një aksident fatal në Austri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.04.2025, 08:51

Një tragjedi e rëndë ka prekur familjen Bardhi, pasi që i riu nga Kosova, Albion Bardhi, ka humbur jetën në një aksident rrugor në Austri.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë bërë të ditur familjarët e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. I ndjeri u aksidentua teksa ishte me motoçikletë.

“NJOFTIM MORTOR Me dhimbje të thellë ju njoftojmë shokë, miqët dhe dashamirët se u nda nga jeta Albion Bardhi! Për datën e varrimit ju njoftojmë me kohë! Pusho i qetë, Albion”, thuhet në njoftimin e familjes.

I ndjeri ishte me prejardhje nga fshati Magure e Lipjanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit